• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tramp nuk do të dëshmojë për herë të dytë në çështjen me mashtrimin civil

Tramp nuk do të dëshmojë për herë të dytë në çështjen me mashtrimin civil

Nju-Jork, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp kumtoi se ka vendosur të mos dëshmojë për herë të dytë në gjykimin për mashtrim civil në Nju-Jork.

Tramp në rrjetin e tij social Truth Sociak ka shkruar se ka dëshmuar me shumë sukses muajin e kaluar dhe se nuk e sheh të nevojshme të paraqitet përsëri.

Tramp sot duhej të kthehej në foltore si dëshmitari i fundit kyç i mbrojtjes në këtë rast, i cili kërcënon perandorinë e tij të pasurive të paluajtshme dhe dëmton imazhin e tij si një biznesmen i suksesshëm.

Tramp, djemtë e tij Erik Tramp dhe Donald Tramp Xhunior, dhe drejtorë të tjerë të rangut të lartë të Organizatës Tramp akuzohen nga prokurorja e Nju Jorkut, Leticia Xhejms për përfshirje në një skemë prej dekadash që përdorte "akte të shumta mashtrimi dhe keqinterpretimi" për të fryrë Vlera neto të pronës së Trampit, në mënyrë që ai të marrë kushte më të favorshme kredie. Gjyqi vjen pasi një gjyqtar në çështjen e gjykimit të përmbledhur të pjesshëm vendosi se Tramp paraqiti "vlerësime të rreme" të pronës së tij, duke e lënë gjyqin të përcaktojë veprimet e mëtejshme dhe çfarë dënimi, nëse ka, duhet të marrin të pandehurit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR