• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tramp në gjykatë: Vlerësimet për vlerën e pronës time ishin të pasakta

Tramp në gjykatë: Vlerësimet për vlerën e pronës time ishin të pasakta

Nju-Jork 6 nëntor 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp sot dëshmoi para një gjykate në Nju-Jork, ku gjykohet për falsifikim të vlerës së pronave, gjë që mund të dëmtojë biznesin e tij të pasurive të paluajtshme.

Tramp ka thënë se vlerësimet për shumë nga pronat e tij ishin të pasakta, dhe është përpjekur t'i minimizojë vlerësimet, për të cilat prokurorët thonë se ishin fryrë për të marrë kushte më të mira financiare.

Ata thjesht nuk ishin një element shumë i rëndësishëm në procesin e vendimmarrjes në banka dhe këtë do ta shpjegojmë derisa zgjat ky gjyq i çmendur, tha Tramp në përgjigjen e pyetjeve të prokurorit

Tramp ka deklaruar në disa raste se çështja ndaj tij është një gjueti shtrigash politike, ndërsa sot para dëshmive tha se është një përpjekje për të minuar kandidaturën e tij të ardhshme për president dhe "një luftë politike".

Prokuroria e shtetit të Nju-Jorkut, e cila e ka ngritur çështjen, pohon se Tramp i ka mashtruar huadhënësit duke falsifikuar vlerat e pronave dhe duke marrë kushte më të mira kredie.

Kundër Trampit janë dhe katër çështje tjera penale, i cili është favorit për nominimin presidencial republikan në 2024. 

Në procesin gjyqësor në Nju-Jork, Trampi nuk rrezikon dënim me burg, por mund të demtohet imazhi i tij në qarqet e biznesit. si/mb/

Foto: Arkiva

QËNDRONI TË LIDHUR