Tramp mendon ta propozojë Niki Hejllin për nënpresidente në zgjedhjet e ardhshme
- Shtabi zgjedhor i Donald Tramp po shqyrton mundësinë që rivalja e tij për kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Niki Hejlli, të nominohet për nënpresidente, publikoi sot ueb faqja "Aksios".
- Post By Lindita Sulejmani
- 14:38, 11 maj, 2024
Uashington, 11 maj 2024 (MIA) - Shtabi zgjedhor i Donald Tramp po shqyrton mundësinë që rivalja e tij për kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Niki Hejlli, të nominohet për nënpresidente, publikoi sot ueb faqja "Aksios".
Tramp do ta zgjidhte Hejllin nëse do të ishte i bindur se ajo do ta ndihmonte të fitonte në zgjedhjet presidenciale, të shmangte dënimin dhe të shkojë në burg, si dhe t'i mbulonte shpenzimet ligjore prej dhjetëra milonë dollarë nëse humb, transmeton BTA.
Hejlli, ish guvernatorja e Karolinës së jugut dhe ish përfaqësuese e përhershme e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, në mars u tërhoq nga gara për nominim e partisë Republikane për kandidat presidencial.
Ajo tha se Tramp, i cili e ka nënçmuar vazhdimisht kandidaturën e saj, me shumë gjasa do të jetë kandidati republikan, por nuk e ka mbështetur publikisht atë. ls/
Foto: EPA