• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tramp me ofendime për emigrantët ilegalë: Ata janë kafshë dhe çnjerëzorë

Tramp me ofendime për emigrantët ilegalë: Ata janë kafshë dhe çnjerëzorë

Uashington, 3 prill 2024 (MIA) - Kandidati presidencial republikan, Donad Tramp në tubimin e mbrëmshëm parazgjedhor në Miçigan i ka quajtur emigrantët ilegalë në SHBA "kafshë dhe çnjerëzorë".

Ai ka theksuar disa krime të kryera nga emigrantët ilegalë dhe paralajmëroi se SHBA-ja do të përfshuhet nga dhuna dhe kaosi, nëse ai nuk zgjidhet president më 5 nëntor.

Duke folur për Lejken Rajli, studenten 22 vjeçare nga Xhorxhia, për vrasjen e së cilës është i dyshuar një emigrant nga Venezuela, Tramp tha se disa emigrantë nuk janë njerëz.

"Demokratët thonë: "Mos i quani kafshë, edhe ata janë njerëz". Ndërsa unë them: "Jo, ata janë çnjerëzorë, ata janë kafshë", tha Tramp.

Ai i përsëriti pohimet se emigrantët, të cilët ilegalisht e kalojnë kufirin me Meksikën kanë ikur nga burgjet dhe institucionet mendore dhe janë përgjegjës për rritjen e krimit në SHBA. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR