• e premte, 26 korrik 2024

Tramp: Mask nuk më ka informuar se do të dhurojë 45 milionë dollarë për fushatë

Tramp: Mask nuk më ka informuar se do të dhurojë 45 milionë dollarë për fushatë

Uashington, 25 korrik 2024 (MIA) - Kandidati republikan dhe ish-presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi sot se miliarderi dhe drejtori ekzekutiv i "Tesla"-s, Elon Mask, nuk i ka thënë kurrë se kishte në plan të dhuronte 45 milionë dollarë për fushatën e tij, duke shtuar se nuk pajtohet me asnjë nga propozimet e tij për automjetet elektrike.

“Unë nuk jam dakord me politikën e automjeteve elektrike për të gjithë. Dëshironi të keni një zgjedhje, dhe kjo përfshin zgjedhjen e automjetit që dëshironi të vozitni”, tha Tramp.

Në fillim të kësaj jave, Mask mohoi një raport të "Uoll strit xhurnal" se ka dhuruar 45 milionë dollarë për fushatën e Tramp. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR