Tramp: Kemi marrëveshje
- Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, përshëndeti marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin në Rripin e Gazës.

Uashington, 15 janar 2025 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, përshëndeti marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin në Rripin e Gazës.
"Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Afërt. Ata do të lirohen së shpejti. Faleminderit!, ka postuar Tramp në rrjetin social “Trut” (Truth).
Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit është arritur sot në Doha.
"Marrëveshja për armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve u arrit pasi kryeministri i Katarit u takua me negociatorët e Hamasit dhe veçmas me negociatorët izraelitë në zyrën e tij", deklaroi përfaqësuesi i paemëruar. ls/
Foto: Truth