• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tramp ka dhënë një garanci prej 175 milionë dollarësh për të shmangur sekuestrimin e pronës

Tramp ka dhënë një garanci prej 175 milionë dollarësh për të shmangur sekuestrimin e pronës

Uashington, 2 prill 2024 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp, ka dorëzuar një garanci prej 175 milionë dollarësh para gjykatës në Nju Jork, pasi nuk pagoi me kohë më shumë se 454 milionë dollarë në rastin me mashtrimin civil.

Kjo garanci parandalon sekuestrimin e pronës dhe mjeteve të Trampi ndërsa ai ankohet në vendimin.

Nëse ankesa e tij kundër vendimit refuzohet, Tramp do të duhet të paguajë shumën e plotë prej 454 milionë dollarësh, plus interesin.

Në rast se ankesa e Trampit pranohet dhe akuzat rrëzohen, ai nuk do të duhet t'i paguajë asgjë shtetit dhe garancia që ka dhënë do t'i kthehet.

Më 25 mars, gjykata pranoi t'ia shtynte pagesën e 454 milionë dollarëve Trampit nëse ai paguante 175 milionë dollarë brenda dhjetë ditëve.

E njëjta gjykatë do të dëgjojë argumentet e Tramp në shtator, pak javë para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Gjykata vendosi më parë se Tramp dhe kompania e tij ekzagjeruan në mënyrë të paligjshme vlerën e pasurisë së tyre dhe manipuluan vlerat e pronës për të marrë kredi të favorshme nga bankat dhe kushte të favorshme nga kompanitë e sigurimeve.

Ndërkohë, kompania amë e platformës Truth Social e Trampit humbi 20 për qind të vlerës së saj në tregtimin e Nasdaq pasi Komisioni i pavarur amerikan i letrave me vlerë dhe shkëmbime tregoi se kompania kishte një humbje prej 58 milionë dollarësh në 2023.

Pasi doli në bursl javën e kaluar, Trump Media & Technology Group arriti një nivel të lartë prej 79 dollarë për aksion të enjten përpara se të binte në 48,66 dollarë dje. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR