Tramp: Helikopteri ushtarak ishte në pozitë "jashtëzakonisht të keqe"
- Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi sot se helikopteri ushtarak ishte në një trajektore "jashtëzakonisht të keqe" kur u përplas në ajër me aeroplanin e udhëtarëve të Amerikan erllajns në të cilin kishte 64 persona.

Uashington, 30 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi sot se helikopteri ushtarak ishte në një trajektore "jashtëzakonisht të keqe" kur u përplas në ajër me aeroplanin e udhëtarëve të Amerikan erllajns në të cilin kishte 64 persona.
Helikopteri "po shkonte në një kënd që ishte jashtëzakonisht i keq", tha Tramp në një konferencë për shtyp.
"Kontrolluesi i trafikut ajror tha: "A e sheh... A e sheh atë?" "Por kishte mbetur shumë pak kohë kur u deklarua kjo," shtoi presidenti, duke fajësuar "një sërë vendimesh të këqija". ls/