• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tramp: Hedhim bomba në Lindjen e Afërt, ndërsa Ostini po zhvillon luftë nga shtrati i spitalit

Tramp: Hedhim bomba në Lindjen e Afërt, ndërsa Ostini po zhvillon luftë nga shtrati i spitalit

Uashington, 12 janar 2024 (MIA) - Kandidati për nominim presidencial i Partisë republikane, Donald Tramp, sot deklaroi se SHBA-ja "hedhin bomba në tërë Lindjen e Afërt", përderisa ministri i Mbrojtjes, Llojd Ostin "zhvillon luftë përmes laptopit të tij në dhomën e spitalit".

"Do të thotë, vetëm të sqarojmë. Hedhim bomba në mbarë Lindjen e Afërt, ndërsa ministri ynë i Mbrojtjes, i cili është i zhdukur tashmë pesë ditë. po zhvillon luftë nga laptopi  në dhomë spitali", shkroi Tramp në rrjetin e tij social "TruthSocial".

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrik Rajder, sot paraprakisht deklaroi se SHBA-ja nuk planifikon të dërgojë forca shtesë në rajon pasi që forcat amerikane dhe britanike filluan sulme kundër kryengritësve jemenas, hithët. Ai deklaroi se sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin, i cili ishte hospitalizuar më 1 janar për shkak të infeksionit, ishte "angazhuar aktivisht në mbikëqyrjen dhe kahëzimin e këtyre sulmeve".

Grupi militant jemenas huthët paraprakisht sot kumtoi se pesë luftëtarë të vet janë vrarë, ndërsa gjashtë janë plagosur në sulmet amerikano-britanike ndaj pozitave të tyre. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR