• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tramp fshehurazi i ka dërguar Putinit teste për koronavirusin në vitin 2020

Tramp fshehurazi i ka dërguar Putinit teste për koronavirusin në vitin 2020

Uashington, 8 tetor 2024 (MIA) - Derisa koronavirusi u përhap globalisht në vitin 2020, ndërsa SHBA dhe vendet e tjera u përballën me mungesë të testeve për koronavirusin, presidenti i atëhershëm Donald Tramp fshehtas i ka dërguar Vlladimir Putinit teste për përdorim personal, bëhet e ditur nga libri më i ri i gazetarit të njohur amerikan Bob Vudvord, zëvendësredaktor në “Uashington post”.

Putini ka qenë në panik që të mos preket nga sëmundja infektive dhe ka pranuar ndihmën e Trampit, por i ka thënë atij të mos zbulonte se në Moskë ka dërguar mjete medicinale. Putini kinse i ka thënë: "Nuk dua që t'i tregosh askujt, sepse njerëzit do të zemërohen me ty, jo me mua".

Katër vite më vonë, Trampi ka mbajtur kontakte personale me Putinin, shkruan Vudvord.

"Njëri po bën fushatë që të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa tjetri po bën luftë të përgjakshme në Ukrainë".

Libri zbulon gjithashtu se në fillim të këtij viti, ish presidenti ka urdhëruar njërin nga ndihmësit e tij të largohet nga zyra e tij në Mar-a-Lago, klub privat i golfit dhe rezidencë e Trampit në Florida në mënyrë që të mund të zhvillojë bisedë telefonike personale me liderin rus. Libri nuk përshkruan se për çfarë kanë folur, por citon një zyrtar të fushatës së Trampit i cili vë në dyshim komunikimin e supozuar. Por një ndihmës anonim i Trampit i cituar në libër, tregon se lideri republikan me gjasë ka folur me Putinin shtatë herë pasi Trampi është larguar nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021.

Bazuar në këto kontakte midis Trampit dhe liderit autoritar rus i cili është në luftë me një aleat amerikan, Vudvord konkludon se Trampi është më i keq se Riçard Niksoni, mandati i të cilit u ndërpre pas skandalit Votergejt të zbuluar gjysmë shekulli më parë nga Vudvord dhe Karl Bernstin, një koleg nga gazeta.

“Trampi ka qenë presidenti më i rrezikshëm dhe më impulsiv në historinë amerikane dhe demonstron të njëjtin karakter si kandidat për president në vitin 2024", shkruan Vudvord në librin "Lufta" që do të botohet më 15 tetor.

Fushata e Trampit nuk i është përgjigjur kërkesës për koment nga gazeta.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR