• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Tramp: Duhet të parandalojmë që zgjedhjet në vitin 2024 të vidhen si zgjedhjet në vitin 2020

Tramp: Duhet të parandalojmë që zgjedhjet në vitin 2024 të vidhen si zgjedhjet në vitin 2020

Uashington, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donalld Tramp sot e përshëndeti vendimin e Gjykatës supreme në Miçigen, e cila e hodhi poshtë tentimin që të diskualifikohet nga zgjehdjet persidenciale në atë shtet federal, duke shtuar se duhet të parandalohet që zgjedhjet e vitit 2024 të "kurdisen dhe vidhen".

"Gjykata supreme e Mipigenit fuqishëm dhe me të drejtë e hidhi poshtë tentimin e demokratëve të dëshpëruar për ta mënjanuar favoritin për kandidatin presidencial në vitin 2024 nga fletëvotimi në Miçigen", shkroi Tramp në rrjetin e tij social TruthSocial.

Ai shtoi se "ky tentim patetik për kurdisje të zgjedhjeve dështoi në tërë vendin, përfshirë edhe në shtetet të cilat janë të orientuara drejt demokratëve historik".

"Duhet të parandalojmë zgjedhjet në vitin 2024 të kurdisen dhe vidhen si në zgjehdjet e vitit 2020. Shikojeni tërë kaosin që e kemi si rezultat i Xho Bajdenit të kompromituar në pushtet dhunshëm duke shkatërruar gjithçka në sipërfaqe - nga ekonomia jonë dikur e madhe deri te sistemi ynë dikur i ndershëm i jurisprudencës", deklaroi Tramp.

Ai theksoi se amerikanët duhet ta shpëtojnë vendin e vet nga "rënia dhe e majta radikale".

Gjykata supreme në shtetin federal të Mipiganit paraprakisht sot refuzoi ta shqyrtojë peticionin e votuesve me çka kërkohet diskualifikimi i Donalld Trampit nga zgjehdjet presidenciale vitin e ardhshëm për shkak të rolit të tij në sulmin në Kapitol më 6 janar të vitit 2021. Aktvendimi i lejon Trampit të mbetet në fletëvotimin e këtij shteti. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR