• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tramp do të insistojë për pezullimin e lëndës gjyqësore rreth aferës me Stormi Daniels

Tramp do të insistojë për pezullimin e lëndës gjyqësore rreth aferës me Stormi Daniels

Uashington, 2 korrik 2024 (MIA) - Pas vendimit të rëndësishëm të Gjykatës supreme të SHBA-së se ka pasur imunitet presidencial dhe nuk mund të ndiqet penalisht për veprime të ndërmarra në vitin 2020, ish-presidenti amerikan Donald tramp tani do të tentojë të anulojë edhe një rast gjyqësor, pohojnë burime mirë të udhëzuara.

Avokatët e Trampit thanë, gjegjësist, se aktvendimi lidhur me skandalin rreth pagesave të fshehta të aktores Stormi Damiels duhet të anulohet sepse porota gjatë gjykimit ka parë dëshmi për të cilat beson se është dashur të mbrohen me imunitet presidencial. Kjo ceket në letrën e avokatit drejtuar gjykatësit Huan Merkan, drejt së cilës patën qasje burimet, transmeton Ej-Bi-Si Njus.

Mbrojtja kërkoi kohë shtesë për ta paraqitur argumentin e vet, që do të mund ta shtyjë shqiptimin e vendimit për Trampin, që për momentin është caktuar për më 11 korrik.

Zyra e prokurorit të qarkut Menhetëen dhe prëfaqësues i ekipit ligjir të Trampit refuzuan t'i komentojnë këto thënie. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR