• e martë, 17 mars 2026

Tramp: Do të hakmerremi për vdekjen e ushtarëve tanë dhe do t'u japim goditjen më të rëndë terroristëve që i kanë shpallur luftë qytetërimit

Tramp: Do të hakmerremi për vdekjen e ushtarëve tanë dhe do t'u japim goditjen më të rëndë terroristëve që i kanë shpallur luftë qytetërimit

Uashington, 2 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, është zotuar të hakmerret për vdekjen e tre ushtarëve amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin, duke theksuar se mund të ketë më shumë viktima. 

"Fatkeqësisht, ndoshta do të ketë më shumë para fundit. Kjo është e vërtetë" tha Trampi në një video të publikuar në rrjetin e tij social Truth Social.

Ai tha se "Amerika do të hakmerret për vdekjet e tyre dhe do t'u japë goditjen më të rëndë terroristëve që i kanë shpallur luftë qytetërimit".

Ushtria amerikane publikoi se tre ushtarë u vranë, ndërsa pesë u plagosën rëndë, duke i shënuar ata si viktimat e para të operacioneve kundër Iranit.

"Amerika është me ju", theksoi Trampi, duke shtuar se SHBA-ja po kryen "një operacion masiv, jo vetëm për të siguruar sigurinë e kohës dhe vendit tonë, por edhe të fëmijëve tanë dhe fëmijëve të tyre".

Ai theksoi se është "detyra dhe barra e një populli të lirë".

Presidenti amerikan i përshkroi sulmet izraelito-amerikane ndaj Iranit si "të sakta" dhe "të nevojshme" për të eliminuar një "regjim terrorist të etur për gjak dhe të armatosur me armë bërthamore".

Operacionet luftarake vazhdojnë me forcë të plotë dhe do të vazhdojnë derisa të arrihen të gjitha caqet tona", tha ai.

Trampi i bëri thirrje edhe një herë Gardës revolucionare të Iranit dhe “policisë ushtarake” që të dorëzojnë armët dhe të marrin imunitet të plotë, ose do të përballen me vdekje të sigurt. 

Në një fjalim të shkurtër, ai përsëriti apelin e tij deri tek iranianët për të rrlzuar regjimin: "Amerika është me ju". rq/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR