• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tramp do të deklarohet i pafajshëm në rastin e ri për ndërhyrje në zgjedhjet në vitin 2020

Tramp do të deklarohet i pafajshëm në rastin e ri për ndërhyrje në zgjedhjet në vitin 2020

Uashington, 4 shtator 2024 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp tha se do të deklarohet i pafajshëm për akuzat se ka tentuar të anulojë humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 nga Xho Bajden. 

Tramp, kandidati presidencial republikan, hoqi dorë nga e drejta e tij për t'u paraqitur në gjykatë dhe në vend të kësaj autorizoi avokatët e tij që të deklaroheshin në emër të tij në çështjen e re kundër tij lidhur me ndërhyrjen e supozuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Aktakuza e ndryshuar, e ngritur javën e kaluar nga këshilltari i posaçëm Xhek Smit, përfshin të njëjtat katër akuza të ngritura kundër Trampit nga prokurorët vitin e kaluar.

Ai akuzohet për përpjekje për të mashtruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke penguar konfirmimin e zgjedhjeve në Kongres dhe duke privuar votuesit nga e drejta e tyre për një votë të drejtë. Tramp beson se kishte çdo të drejtë të ndërhynte në rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Në aktakuzën e re janë hequr dhe ndryshuar disa akuza pasi Gjykata e Lartë vendosi se Trsmp ka imunitet të gjerë nga ndjekja penale për veprimet zyrtare që ai ndërmori kur ishte president.

Në gusht të vitit 2023, Tramp u deklarua i pafajshëm në gjykatën federale në Uashington për akuzat federale për përfshirje në një "skemë kriminale" për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 2020 në mënyrë që të qëndronte në detyrë.

Prokurorët dhe avokatët e Trampit pritet të përcaktojnë hapat e tyre të ardhshëm pas vendimit të Gjykatës së Lartë në një seancë dëgjimore të enjten. ls/

Foto: EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR