• e premte, 27 dhjetor 2024

Tramp: Ditë e trishtuar për Amerikën, kjo është përndjekje e kundërshtarit politik

Tramp: Ditë e trishtuar për Amerikën, kjo është përndjekje e kundërshtarit politik

 Uashington, 4 gusht 2023 (MIA) - Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp, menjëherë pas marrjes në pyetje para gjykatës në Uashington, deklaroi se akuzat ndaj tij janë “përndjekje e kundërshtarit politik”.

“Nëse nuk mund t’i procedoni në gjykatë, atëherë i përndiqni”, tha Trampi duke iu drejtuar mediave në aeroportin e Uashingtonit. 

Ai vlerësoi se "kjo është një ditë shumë e trishtuar për Amerikën" 

"Kjo është një ditë shumë e trishtuar për Amerikën, ndërsa gjithashtu ishte shumë e trishtueshme të vozisësh nëpër Uashington dhe të shihet papastërtia dhe prishja. Ky nuk është vendi prej ku u largova", tha Trampi. 

 Ish-presidenti amerikan mbrëmë u deklarua i pafajshëm për akuzën që e akuzon për përpjekje për t'i  anuluar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA  në vitin 2020.

Bi-Bi-Si raportoi se Trampit para përfundimit të seancës dëgjimore i është thënë se nuk lejohet të komunikojë për faktet për rastin kundër tij dhe duhet të përgjigjet një thirrjen nga gjykata në Uashington. Është i vetëdijshëm edhe për “pasojat” nëse i shkel kushtet e parahetimore. Mosrespektimi i rekomandimeve të gjykatës mund të rezultojë në një urdhër arresti, kushte të revokuara për lirim, paraburgim dhe akuzave për mosrespektim. 

 Gjykatësja federale Tanja Çutkan, e cila do të kryesojë me rastin kundër Trampit, do të caktojë datë për gjykim për seancën e ardhshme më 28 gusht, deklaroi gjykatësja për kundërvajtje Moksila Upadjaja, duke shtuar se prokurorët janë të obliguar ta bëjnë këtë brenda shtatë ditëve para fillimit të gjyqit. 

Prokurorët thanë se nuk do të kërkojnë që Trampi të mbahet në paraburgim para fillimit të gjykimit.  

Prokurori special Xhek Smit para tre ditëve ngriti akuzë të re kundër Trampit, që përbëhet nga katër pika në të cilat ish-presidenti  akuzohet për mashtrim në SHBA, komplot për pengim të procedurave zyrtare (transferimin e pushtetit), pengim dhe përpkjekje për pengim të procedurës zyrtare dhe shkelje të të drejtave të garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e SHBA-së. 

 Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR