Trampi dhe Harisi u barazuan në një fshat të vogël në Nju Hampshir, kanë marrë nga tre vota
- Në fshatin e vogël Diksuil Noç, në Nju Hampshir, sot në mëngjes janë shpallur rezultatet e para të zgjedhjeve në SHBA dhe kanë treguar se sot do të jetë një ditë vërtet e barabartë zgjedhore, njoftoi DPA.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:40, 5 nëntor, 2024
Uashington, 5 nëntor 2024 (MIA) - Në fshatin e vogël Diksuil Noç, në Nju Hampshir, sot në mëngjes janë shpallur rezultatet e para të zgjedhjeve në SHBA dhe kanë treguar se sot do të jetë një ditë vërtet e barabartë zgjedhore, njoftoi DPA.
Kandidatja demokrate Kamala Harrisi dhe republikani Donald Trampi morën nga tre vota, siç u publikua në një tabelë të shkruar me dorë pak pas mesnatës me orën lokale (5 sipas kohës së Evropës së Mesme).
Pjesëmarrja në votime ishte njëqind për qind.
Vendvotimet u hapën në mesnatë në fshatin afër kufirit kanadez, i cili ka ruajtur një traditë që nga viti 1960. Meqenëse janë vetëm gjashtë votues të regjistruar, procesi i votimit dhe numërimit ka qenë i shpejtë, njoftoi DPA.
Televizioni amerikan drejtpërdrejt e transmetoi votimin dhe numërimin.
Foto: Skrinshot nga Ej-Bi-Si