• e hënë, 16 mars 2026

Tramp deklaroi se Putini ndoshta "pak" e ndihmon Iranin

Tramp deklaroi se Putini ndoshta

Uashington, 13 mars 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp ka sugjeruar se presidenti rus Vlladimir Putin mund t'i ketë ofruar përkrahje të kufizuar Iranit gjatë luftës aktuale mes SHBA-së dhe Iranit.

Në intervistë për Foks Njuz, presidenti amerikan është pyetur nëse Moska ndoshta i ndihmon Iranit, njoftoi Al Xhazira.

"Mendoj se ai ndoshta u ndihmon pak, po, supozoj. Edhe ai me siguri mendon se ne i ndihmojmë Ukrainës, apo", tha Tramp.

Komentet vijnë në kohë kur Uashingtoni përballet me kritika gjithnjë e më të shpeshta për shkak të raporteve se Rusia mund të ketë ndarë informacione inteligjence me Iranin që mund të përdoren kundër forcave amerikane.

Shtëpia e Bardhë paraprakisht i ka minimizuar këto pretendime. I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Stiv Uitkof, paraprakisht këtë javë tha se Moska i mohoi akuzat, duke shtuar se "ne mund t'i besojmë fjalës".

Komentet e Trampit vijnë gjithashtu derisa SHBA-ja përgatitet të lehtësojë sanksionet ndaj naftës ruse, ndërsa çmimet e karburantit rriten në kushte të luftës në Lindjen e Mesme. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR