• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tramp dëshiron të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në SHBA për të zbatuar programin e tij për dëbimin e emigrantëve

Tramp dëshiron të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në SHBA për të zbatuar programin e tij për dëbimin e emigrantëve

Uashington, 18 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp sot paralajmëroi se do të shpallë gjendje të përgjithshme të jashtëzakonshme në SHBA në mënyrë që të përdorë forcat e armatosura për të zbatuar programin e tij për dëbim masiv të emigrantëve. 

"Lajm i mirë: Sipas disa informacioneve, administrata e Donald Trampit është e gatshme të shpallë një gjendje të jashtëzakonshme kombëtare si pjesë e programit për dëbim masiv dhe të përdorë burime ushtarake kundër pushtimit masiv të Bajdenit" të emigrantëve që supozohet se janë lejuar nga presidenti në largim, shkroi në platformë e Trampit "Truth Social", Tom Fiton, drejtor i organizatës konservatore Judicial Watch.

Tramp në atë publikim në të njëjtin rrjet u përgjigj "Kjo është e vërtetë". 

Në SHBA ka rreth 11 milionë emigrantë të paligjshëm, ndërsa grupet për të drejtat e njeriut janë të shqetësuar për shkak të projektit republikan ndaj tyre dhe respektimin e sundimit të ligjit në përgjithësi. 

Donald Tramp në prill deklaroi se Garda kombëtare - një sërë trupash ushtarake të secilit prej shteteve amerikane veç e veç - duhet të jetë në gjendje t'i dëbojë.

"Nëse kjo nuk ndodh, unë do të përdor ushtrinë", domethënë trupat federale, deklaroi Tramp për revistën "Tajm".

Kushtetuta i lejon presidentit të shpallë një "gjendje të jashtëzakonshme të përgjithshme" në situata të jashtëzakonshme. 

Gjatë mandatit të tij të parë, Tramp e përdori atë dispozitë në kufirin jugor të SHBA-së për të marrë tetë miliardë dollarë nga buxheti për të ndërtuar një mur në kufirin me Meksikën. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR