• e premte, 23 janar 2026

Tramp: Biseda me Zelenskin ishte e mirë, të gjithë duan që lufta të mbarojë

Tramp: Biseda me Zelenskin ishte e mirë, të gjithë duan që lufta të mbarojë

Davos, 22 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi sot se biseda e tij me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski ka qenë shumë e mirë, se është një proces i vazhdueshëm dhe se të gjithë duan që lufta të mbarojë.

I pyetur nga gazetarët pas takimit në Davos nëse ekziston mundësia që sot të arrihet marrëveshje, Trampi tha se do të shohim se çfarë do të ndodhë, transmeton "Skaj njuz".

"Po takohemi me Rusinë, kjo do të ndodhë nesër dhe do të takohemi edhe me presidentin Putin. Pata një takim shumë të mirë me presidentin Zelenski, të gjithë duan që lufta të përfundojë", tha ai, transmeton Si-En-En.

Sipas tij, ka ende shumë për të bërë për t'i dhënë fund luftës.

"Lufta duhet të ndalet. Shpresojmë se do të ndalet. Shumë njerëz janë vrarë", tha Trampi i cili refuzoi të zbulojë gjitha detajet e bisedës.

Ai shtoi se nuk ka folur me Zelenskin për inkuadrimin e Ukrainës në Bordin e paqes.

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR