• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trajtimi i mbetjeve dhe mikroplastikës dhe qëllimet klimatike, tema në Këshillin për mjedisin jetësor

Trajtimi i mbetjeve dhe mikroplastikës dhe qëllimet klimatike, tema në Këshillin për mjedisin jetësor

Bruksel, 25 mars 2024 (MIA) - Mënyrat për të trajtuar mbeturinat e tekstilit dhe ushqimit, ulja e ndotjes mikroplastike dhe synimet klimatike të Evropës deri në vitin 2040 do të jenë temat kryesore të takimit të sotëm në Bruksel të ministrave përgjegjës për mjedisin jetësor dhe klimën e vendeve anëtare të BE-së.

Me Këshillin e Mjedisit jetësorë do të udhëheq ministri për ndryshime klimatike, energji dhe demokraci participative të rajonit të Brukselit, Alen Maron, ndërsa në takim do të marrin pjesë gjithashtu komisarët evropian për mjedisin jetësor, oqeanet dhe peshkimin Virginijus Sinkeviçius dhe për aksione klimatike Vopke Hukstra. 

Sipas rendit të ditës ministrat e mjedisit jetësor të vendeve anëtare të BE-së do të debatojnë propozimin e Komisionit Evropian për ndryshime në Direktivën kornizë për mbetjet, duke u fokusuar në mbetjet e industrisë tekstile dhe ushqimore. Qëllimi i propozimit të KE-së është të zvogëlohen efektet e dëmshme të mbetjeve nga sektorët e tekstilit dhe ushqimit në mjedis dhe klimë.

Kur bëhet fjalë për mbetjet nga ushqimet po merren masa për reduktimin e tyre deri në vitin 2030, me qëllim që të kontribuojë në përmbushjen e detyrimeve të BE-së në kuadër të arritjes së Qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të KB-së.

Në kuadër të debatit, pritet që ministrat të deklarojnë përshtatshmërinë e Rregullores së propozuar, si dhe ta vlerësojnë nevojën e përfshirjes në të dhe masat që lidhen me shkarkimin e mbetjeve plastike në transportin detar.

Presidenca belge e BE-së do t'i informojë ministrat edhe për progresin në procesin e miratimit të rregullores kornizë për monitorimin e pyjeve. qa/

Foto: BE

 

QËNDRONI TË LIDHUR