• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trajkoviq: Serbët edhe një herë po e shndërrojnë humbjen strategjike në fitore

Trajkoviq: Serbët edhe një herë po e shndërrojnë humbjen strategjike në fitore

Prishtinë, 27 shtator 2023 (MIA) - Politikanja kosovare nga radhët e komunitetit serb, Rada Trajkoviq deklaroi se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, për të cilin autoritetet kosovare pretendojnë se ishte udhëheqës i sulmit ndaj policisë në veri të Kosovës më 24 shtator, është nxjerrë nga fshati Banjskë nga një “dorë misterioze”, e cila, sipas saj "ka pushtet mbi palën serbe dhe shqiptare", njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Këshilltarja e ministrit kosovar për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, theksoi se serbët përsëri po e shndërrojnë humbjen strategjike në fitore qiellore.

"Askush nuk duhet të pyesë se si Milan Radoiçiq u 'shpëtua' nga çdo situatë - nga tentativa e arrestimit për vrasjen e Oliverit e deri te incidenti i fundit në Banjskë - dhe u tërhoq nga problemi nga një dorë misterioze që ka fuqi si mbi serbët ashtu edhe mbi shqiptarët. Ndërsa serbët, si serbët, edhe një herë bëjnë një fitore 'qiellore' nga një disfatë e vërtetë strategjike dhe nuk e shohin të vërtetën nga lotët për viktimat: sot jemi në një situatë dhe pozitë shumë më të keqe negociuese se më parë", ka shkruar Trajkoviq në platformën “X”.

Ajo tha se mbetet të shihet nëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka guximin të distancohet nga e gjithë situata, të krijuar pas incidentit në veri të Kosovës, ku u vra një polic i Kosovës dhe të paktën tre nga disa dhjetëra sulmues.

"Pyetja është se nëse Vuçiqi ka guxim të mjaftueshëm dhe forcë të distancohet nga e gjithë kjo në veri të Kosovës, e cila tashmë qartazi kërcënon interesat shtetërore dhe i çon të rinjtë tanë në një vdekje të pakuptimtë për hir të interesave të disave që nuk e duan stabilitetin e Serbisë. Përgjigjen do ta marrim ditëve në vijim", ka shkruar Trajkoviq.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla të martën ka publikuar disa pamje nga droni gjatë kohës së aksionit policor në Banjskë, për të cilën thotë se aty është edhe nënkryetari i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listës Serbe, Radojçiq, i cili është pjesë e listës së zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Ai tha se Radojçiq, për të cilin thuhet se është i afërt me presidentin serb, Vuçiq, ishte udhëheqës i grupit edhe në sulmin në Banjskë, në të cilin mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR