• e diel, 06 tetor 2024

Tragjedi e re në Beograd: Dy maturantë u mbytën në Ada Ciganlija

Tragjedi e re në Beograd: Dy maturantë u mbytën në Ada Ciganlija

Beograd, 6 qershor 2023 (MIA) - Pjesëtarë të MPB-së serbe, njësiti i zhytësve të xhandarmërisë , nga liqeni Ada Ciganlija në Beograd kanë nxjerrë trupat e dy fëmijëve të moshës 16-vjeçare, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. 

Më herët rreth orës 17:30 në polici është raportuar se një numër i madh i maturantëve kanë hyrë në liqenin e Ada Ciganlija dhe dy persona nuk kanë dalë me not.

Në vendngjarje janë nisur menjëherë patrullat e policisë, si dhe Njësiti i Zhytjes i Xhandarmërisë dhe kanë nisur kërkimet.

MPB edhe një herë ju bën thirrje fëmijëve dhe prindërve që të mos hynë në liqenin Ada Ciganlija sepse me këtë e rrezikojnë jetën. 

Kini parasysh se sezoni i notit nuk është i hapur në Ada Ciganlija dhe për këtë arsye nuk ka asnjë roje shpëtimi në detyrë në këtë vend. fc/

Fotografia: Instagram

QËNDRONI TË LIDHUR