• e martë, 24 dhjetor 2024

Toshkovski për vizitë në pikën për dokumente personale "Prolet"

Toshkovski për vizitë në pikën për dokumente personale

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot do ta vizitojë pikën për ndërrimin e dokumenteve personale “Prolet” në Shkup.

Pas vizitës u paralajmërua deklaratë e ministrit Toshkovski.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje në deklaratë për mediume tha se dhënia e dokumenteve për udhëtim dhe personale është nën kontroll dhe në afatin ligjor prej 15 ditëve.

"Parregullsitë që ishin praktikë në qeverisjen e kaluar të LSDM-së dhe BDI-së rreth dhënies së pasaportave dhe dokumenteve personale është vënë plotësisht nën kontroll dhe tashmë në kuadër të afatit ligjor 15 ditësh qytetarët mund t'i marrin dokumentet e udhëtimit, pasaportat dhe dokumentet tjera personale. Nga informacionet që marr nga MPB-ja janë lëshuar diku rreth 1.740 pasaporta dhe rreth 1.440 letërnjoftime dhe diku 750.000 patentë shoferë. Kështu që nuk ka më turma, nuk ka tollovi dhe nuk ka më nënçmim të qytetarëve të Maqedonisë", tha Mickoski. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR