Toshkovski në Turqi në takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë Ali Jerlikaja, konfirmonhet bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet popujve vëllezëror
- Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili kryeson delegacionin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Republikën e Turqisë, dje ka mbajtur takim pune me ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja.
Shkup, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili kryeson delegacionin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Republikën e Turqisë, dje ka mbajtur takim pune me ministrin e Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja.
Në takim është shprehur falënderim për pritjen e ngrohtë dhe u konfirmua edhe një herë bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy ministrive të punëve të brendshme dhe në nivel shtetëror, ndërsa është konfirmuar fakti se këta janë dy popuj vëllazëror të cilët ndajnë respekt reciprok, histori dhe traditë.
"Në takim, ministrat biseduan për situatën me migracionin ilegal dhe kontrabandën e emigrantëve, si dhe bashkëpunimin e përgjithshëm ndërmjet ministrive dhe shkëmbimin e shpejtë dhe efikas të informacionit për të luftuar të gjitha llojet e krimit, korrupsionit dhe terrorizmit. Me iniciativë të palës turke u shqyrtuan informacione për procedurën për marrjen e shtetësisë maqedonase për shtetasit e Republikës së Turqisë", theksohet në kumtesë.
Të dy ministrat shqyrtuan edhe disa dokumente që do të përcaktojnë bashkëpunimin e mëtutjeshëm në të ardhmen, si draft-teksti i një marrëveshjeje ndërmjet qeverive të Maqedonisë dhe Turqisë për njohjen reciproke dhe shkëmbimin e patentë shoferëve, një marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë ndërmjet dy qeverive, dhe draft teksti i një memorandumi bashkëpunimi në fushën e trajnimit përmes të cilit nëpunësit policorë nga të dy vendet do të mund të marrin trajnime dhe përvojë të vazhdueshme për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale.
Foto: MPB