• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tornado në Çikago, nuk punojnë aeroportet, mijëra banorë pa rrymë

Tornado në Çikago, nuk punojnë aeroportet, mijëra banorë pa rrymë

Çikago, 13 korrik 2023 (MIA) - Disa tornado dhe stuhi me vetëtima e kanë goditur rajonin më të gjerë në Çikago, për shkak të së cilës aeroportet O'Hare dhe Miduej e kanë ndërperë gjithë trafikun ajror në qytetin e tretë më të madh të SHBA-së.

Të paktën tetë tornado kishte në katër qarqe në pjesën verilindore të Ilinois, duke përfshirë katër në qarkun Kuk, ku ndodhet Çikago.

Të gjitha fluturimet komerciale ndaj aeroportit O'Hare dhe Miduej janë ateruar, ndërsa fluturimet nga këto dy aeroporte janë anuluar, publikoi Drjetoria federale amerikane për aviacion.

Sipas FlightAware, më shumë se 320 fluturime janë anuluar dhe zyrtarët e qytetit paralajmëruan që njerëzit të evakuoheshin.

Mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa zyra e prefektit Brandon Xhonson tha se banorët e Çikagos duhet të kufizojnë përdorimin e ujit për të parandaluar përmbytjet.

Paralajmërimi për tornado për Çikago nuk është hequr ende, megjithatë, ekspertët thonë se parashikimi aktual është "pa paralajmërim tornado". mb/

Foto: Tuiter

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR