Tokio: Hyrja e aeroplanit ushtarak kinez në hapësirën ajrore japoneze është shkelje serioze e sovranitetit tonë
- Hyrja e aeroplanit ushtarak kinez në hapësirën ajrore japoneze është "shkelje serioze e sovranitetit japonez", deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë japoneze, Joshimasa Hajashi, një ditë pas incidentit në Detin lindor kinez.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:26, 27 gusht, 2024
Tokio, 27 gusht 2024 (MIA) - Hyrja e aeroplanit ushtarak kinez në hapësirën ajrore japoneze është "shkelje serioze e sovranitetit japonez", deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë japoneze, Joshimasa Hajashi, një ditë pas incidentit në Detin lindor kinez.
"Shkelja e hapësirës sonë ajrore nga ana e aeroplanit ushtarak kinez nuk është vetëm shkelje serioze e sovranitetit tonë, por edhe kërcënim për sigurinë tonë dhe është tërësisht e papranueshme", deklaroi Hajashi.
Sipas Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, "aeroplani ushtarak kinez Y-9" dje hyri në hapësirën ajrore japoneze rreth dy minuta.
"Përmbahemi nga përgjigja konkrete për tërë aksionin e aeroplanit kinez. Megjithatë, aktivitetet e kohëmëparshme ushtarake të Kinës në afërsi të Japonisë kanë tendencë të përhapen dhe të bëhen më aktive", tha ai.
Hajashi shtoi se qeveria do të vazhdojë t'i ndjekë me kujdes aktivitetet ushtarake të Kinës dhe "do t'i ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për të siguruar mbikëqyrje vigjilente". ab/