• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tokaev refuzoi ofertën e Lukashenkos që Kazakistani të bëhet pjesë e bashkimit shtetëror të Rusisë dhe Bjellorusisë

Tokaev refuzoi ofertën e Lukashenkos që Kazakistani të bëhet pjesë e bashkimit shtetëror të Rusisë dhe Bjellorusisë

Astana, 29 maj 2023 (MIA) - Presidenti i Kazakistanit Kasim-Zhomart Tokaev tha sot se ai refuzoi ofertën e presidentit bjellorus Aleksandar Lukashenko që Kazakistani t'i bashkohet Bashkimit Shtetëror të Rusisë dhe Bjellorusisë.

"Presidenti i Republikës së Bjellorusisë, Aleksandar Grigoreviç Lukashenko, i ofroi Kazakistanit t'i bashkohet komunitetit të shteteve. E vlerësoj humorin e tij. Mendoj se nuk ka nevojë për këtë sepse ka shoqata të tjera integruese, para së gjithash Unioni Ekonomik Euroaziatik (UEEA)", tha Tokaev.

Ai shtoi se Kazakistani nuk ka nevojë për armë bërthamore nëse dëshiron të aderojë në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore, si dhe në Traktatin Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore.

"Ne i qëndrojmë besnikë detyrimeve tona ndaj këtyre instrumenteve ndërkombëtare. Mendoj se bashkëpunimi në këtë rajon të madh euroaziatik, ose siç quhet tani Euroazia e Madhe, duhet të zhvillohet në një drejtim ekonomik, për të cilin jemi të gjithë të interesuar. Ne duhet të krijojmë një treg të vërtetë të përbashkët", theksoi Tokaev. sa/

foto: Arkivi i MIA

QËNDRONI TË LIDHUR