TikTok apeloi në Gjykatën Supreme të SHBA-së për të shmangur ndalesë në vend
- Platforma kineze për shpërndarjen e videove të shkurtra "TikTok" ka bërë përpjekjen e fundit të parandalojë ndalesën eventuale në SHBA me ngritjen e padisë te Gjykata Supreme, transmetoi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 10:09, 17 dhjetor, 2024
Pekin, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Platforma kineze për shpërndarjen e videove të shkurtra "TikTok" ka bërë përpjekjen e fundit të parandalojë ndalesën eventuale në SHBA me ngritjen e padisë te Gjykata Supreme, transmetoi DPA.
Platforma, në pronësi të BajtDens (ByteDance) me seli në Pekin, dje ngriti padi për ta kontestuar ligjin e SHBA-së me të cilin kërkohet ta ndryshojë pronësinë deri më 19 janar ose të bëhet e padisponueshme për shkarkim në SHBA.
Arsyetimi pas ligjit, i cili hyri në fuqi në prill, përmend rrezikun që Kina mund të fitojë akses në të dhënat e SHBA-së përmes platformës dhe të ushtrojë ndikim politik në vend.
Presidenti amerikan Xho Bajden ka autorizim ta vazhdojë afatin për ndryshim të pronësisë për tre muaj, por Tok Toku deri tani ka refuzuar të mendojë për një hap të tillë.
Javën e kaluar Gjykata e Apelit në kryeqytetin e Uashingtonit e shpalli të ligjshëm aktin e miratuar kundër "Tik-Tokut"
Filialja e grupit ByteDance pretendon në padinë e saj se ligji cenon lirinë e fjalës që përmban Kushtetuta e SHBA-së. Megjithatë, gjykata konstatoi se statuti ishte në përputhje me praktikat rregullatore të vjetra dhe se Kongresi i SHBA-së nuk kishte ndërmend të shtypte lirinë e fjalës.
TikToku pretendon se ka 170 milion përdorues në SHBA. sa/