• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tiktok – një kanal me rritje të shpejtë për përhapjen e dezinformatave

Tiktok – një kanal me rritje të shpejtë për përhapjen e dezinformatave

Shkup, 20 maj 2023 (MIA) - Përmbajtje manipuluese të karakterit politik, përmbajtja konspirative ose videot për luftën në Ukrainë janë dezinformatat më të shpeshta të publikuara në rrjetin social Tiktok, i cili në nivel mujor ka rreth një miliard përdorues aktivë dhe më shumë se 700 milionë video të publikuara.

Sipas një hulumtimi të NewsGuard, thuajse 20 për qind e videove të paraqitura si rezultate nga kërkimi për tema të caktuara në Tiktok përmbanin dezinformata. Komunikologu Sead Xhigal shprehet se kjo është për shkak të rritjes dhe popullaritetit të vetë rrjetit social.

“Për shkak të popullaritetit në rritje të Tiktok, ka një fluks në rritje të dezinformatave në këtë rrjet social nga faktorë të ndryshëm keqdashës të interesuar që dezinformatat e tyre të arrijnë deri te sa më shumë përdorues që të jetë e mundur. Tiktok është burim i rëndësishëm i informimit te përdoruesit e rinj dhe te ata ka ndikimin më të theksuar negativ. Më shpesh, vendosen përmbajtje manipuluese të karakterit politik, përmbajtje konspirative ose, për shembull, videot rreth luftës në Ukrainë, ku përmes teknikave të ndryshme shumë shpesh dezinformohet se çfarë po ndodh me të vërtetë në këtë konflikt", shprehet ai.

Тетовската полиција приведе 39 годишник од Боговиње во врска со случајот кога две лица на дете му помагаа да пука од оружје, а снимката беше објавена на социјалната мрежа Тик-ток.  МВР преку

Përmes Platformës në të cilën plasohen video të shkurtra është e përfaqësuar në 141 shtete dhe tashmë është parashikuar në 39 gjuhë të botës. Që nga lansimi i tij në vitin 2016, Tiktoku është shkarkuar rreth tre miliardë herë dhe me këtë ka arritur për pak më shumë se katër vjet atë që Facebook-ut dhe Instagram-it u nevojitej ta bënin për 10 vjet.

Rregullat dhe standardet e përmbajtjes së Tiktok ndalojnë dezinformimin që paraqet rrezik për sigurinë publike, dezinformimin mjekësor, dezinformimin për ndryshime klimatike, teoritë e rrezikshme të konspiracionit, si dhe materialin që redaktohet, bashkohet ose kombinohet (si video dhe audio) në një mënyrë që mund të mashtrojë për ngjarje nga bota reale. Sipas Xhigallit, sistemi i brendshëm i mbrojtjes së dezinformimit në Tiktok është i dobishëm, por larg nga i përsosur.

"Tiktok, si shumica e rrjeteve sociale, ka sistem të brendshëm për denoncimin e problemeve dhe keqpërdorimeve. Pas kontrollimit të denoncimeve, përmbajtjet mund të hiqet ose, nga ana  tjetër,  të bllokohen përdorues të caktuar. Rrjeti gjithashtu përdor mjete softuerike, të tilla si algoritme të ndryshme, për të kërkuar dhe zbuluar përmbajtje të caktuara, duke përfshirë edhe dezinformatat. Ky sistem është i dobishëm, por larg nga i përsosur, sepse ai vetëm mund të zvogëlojë efektin e dëmshëm të dezinformimit, por jo plotësisht ta heqë atë", thotë Jigal.

Rekomandimet e tij për mbrojtjen nga dezinformimi, përveç metodave dhe mjeteve të përmendura për denoncimin dhe heqjen e tyre, janë të edukojë dhe trajnojë përdoruesit për të njohur dezinformatat, t'i denoncojnë dhe t'i shënojnë si të dëmshme dhe manipuluese, sepse, sipas tij, nëse zvogëlohet efekti i dezinformimit mbi përdoruesit, atëherë do të zvogëlohet edhe motivimi i atyre që e publikojnë atë.

Xhigall konsideron se përdoruesit e rinj janë kategoria më e prekshme për shkak të aftësive të tyre ende të paformuara për rishqyrtimin kritik të informacionit dhe të përmbajtjeve në Tiktok.

"Bindja e përmbajtjes vizuale është veçanërisht e fuqishme dhe është shumë më e vështirë për t'i dalluar manipulimet dhe dezinformatat, sepse për ta është reale ajo që shohin me sytë e tyre, megjithëse përmbajtja vizuale është gjithnjë e më e lehtë për t 'u redaktuar dhe manipuluar. Përfundimisht , ndikimi i kontakteve dhe miqve të tyre lehtëson përhapjen e dezinformatave, sepse nëse dezinformatat u dërgohen atyre ose ndahen nga përdoruesit që u besojnë, ata jo-kritikisht i pranojnë si të vërteta", shprehet ai.

Me të ndërlidhet profesoresha dr. Ana Frichand nga Instituti i Psikologjisë në Fakultetin e Filozofisë në UQM, e cila thotë se arsyet për këtë qëndrojnë në shkallën e arritur të zhvillimit në tërësi, si dhe shkallën e pjekurisë emocionale, pastaj kapacitetin për të menduar në mënyrë kritike dhe filtrimin e informacioneve të rëndësishme nga ato të parëndësishme (dhe të dëmshme), aftësinë për të dalluar të mirën nga e keqja, respektivisht veprimet dhe sjelljet e drejta nga ato të gabuara, shkallën e konsolidimit të sistemit personal të vlerave, periudhën e moshës në të cilën gjenden, shkallën e zhvillimit të trurit, shkallën e formimit të identitetit dhe ekspozimin ndaj presionit të bashkëmoshatarëve.

Çdo individ dallon nga të tjerët, e ky është rasti edhe me fëmijët dhe adoleshentët. Është shumë e rëndësishme në këto periudha të jetës se me cilat modele identifikohen, sepse ata kanë tendencë të imitojnë dhe përsërisin sjelljen e atyre modeleve, të cilat, nëse janë të papërshtatshme ose të dhunshme, mund të paraqesin një problem serioz. Në të njëjtën kohë, në periudhën e adoleshencës, identiteti formohet intensivisht dhe zhvillohet procesi vendimtar i individualizimit, gjë që në vetvete paraqet detyrë serioze zhvillimore që sjell shumë sfida", shprehet ajo.

Frichand sqaron se periudha e adoleshencës së hershme (12, 13 dhe 14 vjeç) është e njohur për shkallën e saj të lartë të konformitetit me kërkesat dhe normat e grupit, kështu që adoleshentët shpesh nuk tregojnë sjellje të qëndrueshme morale.

"Kjo në praktikë, do të thotë se kur ata janë në grup dhe nën ndikimin e bashkëmoshatarëve, janë të prirë të bëjnë atë që bëjnë të gjithë të tjerët, edhe kur bëhet fjalë për sjellje që autoritetet nuk do ta miratonin dhe se ata nuk do të manifestonin vetë nëse nuk do të ishin nën syrin vigjilent të bashkëmoshatarëve. Gjithashtu, periudha midis moshës 10 dhe 12 vjeç, e njohur si paraadoleshencë, karakterizohet nga tranzicione të rëndësishme në zhvillimin e trurit dhe në prodhimin e hormoneve të lumturisë (oksitocina dhe dopamina), kjo është arsyeja pse ata fillojnë të kërkojnë më intensivisht shpërblime sociale, të cilat shpesh maten nga numri i pëlqimeve të marra në përmbajtjen e ngarkuar në rrjetet sociale", shprehet Dr. Frichand.

Si rrjedhojë, shton ajo, nuk përjashtohet përsëritja e veprimeve të rrezikshme (të njohura si “sfida”) dhe ngarkimi i tyre në internet për të vlerësuar shkallën e popullaritetit të tyre përmes numrit të pëlqimeve të marra.

"Sa më i lartë numri i pëlqimeve, aq më i madh është popullariteti dhe shpërblimi shoqëror. Duke marrë parasysh të gjithë këtë (dhe shumë faktorë të tjerë), është e qartë pse fëmijët dhe adoleshentët janë të prekshëm dhe manipulohen më lehtë në hapësirën e internetit. Kjo është arsyeja pse një marrëdhënie cilësore me prindërit/kujdestarët është thelbësore, e mbushur me besim, respekt të ndërsjellë, sinqeritet dhe komunikim cilësor në drejtim të parandalimit dhe mbrojtjes së rreziqeve për mirëqenien mendore, që lindin nga përdorimi joselektiv dhe joadekuat i rrjeteve sociale dhe internetit në përgjithësi", bën të ditur ajo.

Frichand thotë se nëse i qaseni në mënyrë jokritike dhe joselektive çdo gjëje të prezantuar në ndonjë rrjet social, kjo mund të ketë ndikim të dëmshëm dhe negativ ndaj të gjithë atyre që e përdorin atë.

"Kjo mund t'i drejtojë mendimet, besimet, ndjenjat dhe qëndrimet e disa njerëzve dhe të ndikojë në vendimet që i marrin dhe sjelljen që manifestojnë. Me këtë rast, sa më të rinj të jenë përdoruesit, kjo është arsyeja pse ata përballen me një numër kufizimesh kognitive që sjell shkalla e arritur e zhvillimit me moshën, aq më të dëmshme janë pasojat. Te individët e rritur pritet që shkalla e të menduarit kritik dhe korpusi i njohurive dhe informacioneve që posedohen është më i madh, kështu që të zgjedhin në mënyrë më të përgatitur përmbajtjet që i posedojë dhe atë që zgjedhin të lexojnë, e shikojnë dhe e dëgjojnë", shprehet ajo.

Lidhur me rekomandimet, Frichand shprehet se duhet të ndiqen burimet e verifikuara dhe relevante të informacioneve, e pastaj të kontrollohen duke u konsultuar me më shumë burime të ndryshme relevante, pasi kjo do të ndërtojë një vetëdije më objektive të informimit për temat me interes për individin.

“Kur bëhet fjalë për popullsinë më të re, veçanërisht fëmijët që janë në një proces intensiv zhvillimi, me një personalitet ende të paformuar dhe strukturë identiteti, prindërit/kujdestarët duhet t 'i kushtojnë vëmendje qëllimit për të cilin përdorin pajisjet elektronike, sa kohë kalojnë para ekraneve dhe nëse dhe në çfarë përmbajtje kanë qasje kur janë në internet”, shprehet ajo.

Frichand theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që fëmijët të informohen mirë për pasojat negative të ekspozimit ndaj përmbajtjes së papërshtatshme për moshën e tyre dhe për mënyrën e mbrojtjes së sigurisë së tyre në hapësirën e internetit.

"Përveç kësaj, ata duhet të kenë arritur shkallë të caktuar të zhvillimit të vetëdijes dhe pjekurisë emocionale para se të mund të hyjnë në cilindo rrjet social.  E gjithë kjo kërkon përkushtim nga prindërit/kujdestarët, si dhe përfshirjen e tyre aktive dhe të vazhdueshme në procesin e komunikimit cilësor me fëmijët, përmes së cilës ata do të shpjegojnë se cilat kufizime vendosen para tyre dhe pse vendosen kufizimet përkatëse", konsideron ajo.

Индија забрани десетици апликации направени од кинески компании вклучувајќи ги Тик Ток (TikTok), ВиЧет (WeChat) и неколкуQQ апликации и Baidu aпликацијата. Одлуката за блокирање на 59 кинески

Duke marrë parasysh efektet e dëmshme si varësia, keqinformimi, siguria, shëndeti mendor dhe mbrojtja e të dhënave, aplikacioni është i ndaluar për përdorim nga punonjësit e administratës publike në 34 (nga 50) vende në Shtetet e Bashkuara, si dhe në disa vende në Evropë. Në maj të vitit 2023, Montana u bë shteti i parë që ndaloi Tiktok-un në të gjitha pajisjet personale në shtet.

 

 

Angella Rajçevska

Foto: arkivi i MIA-s, Instituti i psikologjisë

QËNDRONI TË LIDHUR