• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tihanovskaja; Mora porosi të çuditshme, është e mundur që bashkëshorti im të ketë vdekur në burg

Tihanovskaja; Mora porosi të çuditshme, është e mundur që bashkëshorti im të ketë vdekur në burg

Vilnus, 4 korrik 2023 (MIA) - Liderja nga ekzili i opozitës bjelloruse, Svetllana Tihanovskaja kumtoi se një person i panjohur e ka njoftuar se bashkëshorti i saj Sergej është e mundur të ketë vdekur në burg, në Bjellorusi, transmetojnë mediumet franceze.

Tihanovskaja nuk është dëgjuar me bashkëshortin prej marsit të këtij viti. Në dhjetor të vitit 2021, Sergej Tihanovski u dënua me 18 vite burg pas disa akuzave, përfshirë edhe "trazira të organizuara masive" në vendin me të cilin prej vitit 1994 sundon Aleksandar Llukashenko.

Dënimi u konsiderua hakmarrje politike për gruan e cila e sfidoi Llukashenkon në zgjehdjet presidenciale në vitin 2020, duke shkaktuar lëvizje masovike protestuese e cila u shtyp me dhunë, vërejnë mediumet franceze.

"Sot mora një porosi mjaft të çuditshme dhe frikësuese. Një person i panjohur shkroi se bashkëshorti im Sergej ka vdekur në burg", shkroi Tihanovskaja mbrëmë në Tuiter, duke shtuar se "nuk ka dëshmi për këtë pohim".

Sipas saj, ky nuk është rasti i parë ku përhapen zëra për vdekjen e bashkëshortit të saj, por prej 9 marsit ajo nuk ka kurfarë lajme për të dhe "avikatët nuk guxojnë të takohen me të".

"Ky është edhe një tentim i regjimit të ushtrojë presion jo vetëm ndaj të burgosurve politik, të privuar nga çfarëdo lloj kontakti me botën e jashtme dhe të mbajtur në kushte të tmerrshme, por edhe ndaj të afërmëve të tyre, të detyruar të jetojnë pa kurfarë informata", theksoi liderja e opozitës bjelloruse.

"Shqetësohem për Sergejijn çdo ditë. Është shumë vështirë të jetohet kur nuk e din nëse bashkëshorti yt është i gjallë apo jo", shkroi ajo në Tuiter.

Tihanovskaja u detsrua të emigrojë për shkak të represionin qeveritar. Në mars ajo u dënua në mungesë me 15 vite burg pas një serie akuzash, prëfshirë edhe "komplot për marrje të pushtetit". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR