• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tihanovskaja: Grupit "Vagner" nuk duhet t'i lejohet të përdorin Bjellorusinë për operacione kriminale

Tihanovskaja: Grupit

Vilnius, 21 korrik 2023 (MIA) - Liderja e opozitës bjelloruse në ekzil, Svetlana Tihanovska, tha sot se kompania private ushtarake "Vagner" nuk mund të lejohet të përdorë Bjellorusinë.

Ajo deklaroi se "vagnerianët" nuk mund ta përdorin vendin e saj si bazë për operacione kriminale dhe bëri thirrje për veprim vendimtar ndërkombëtar.

"Prigozhin dhe grupi i tij "Vagner" nuk mund të lejohen të përdorin Bjellorusinë si bazë për operacionet e tyre kriminale globale. Nga Ukraina në Afrikë, gjurma e tyre kriminale përfshin ekzekutime masive, rrëmbime të fëmijëve dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”, shkroi Tihanovska në Tuiter.

Ajo shtoi se "ky kërcënim serioz" kërkon veprim vendimtar ndërkombëtar.

Në mars, Tihanovska u dënua në mungesë me 15 vjet burg me akuzën e tradhtisë.

Liderja opozitare u largua nga Bjellorusia në Lituani pasi kandidoi në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 si sfiduesi kryesor i presidentit Aleksandar Lukashenko. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR