• e hënë, 08 korrik 2024

Tifozët e Makabi Tel Aviv sulmuan një burrë në qendër të Athinës

Tifozët e Makabi Tel Aviv sulmuan një burrë në qendër të Athinës

Athinë, 7 mars 2024 (MIA) - Një incident të vogël në qendër të Athinës e kanë shkaktuar tifozët e klubit izraelit të futbollit Makabi Tel Aviv, kur tani për tani për arsye të panjohura zyrtarisht kanë sulmuar një person i cili është dërguar në spital me lëndime të lehta, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Një numër i madh i tifozëve të Makabi Tel Aviv  që prej ditës së djeshme ndodhen në Athinë për ndeshjen e sotme të skuadrës izraelite me Olimpiakosin grek në kuadër të Ligës së Konferencave.

Jozyrtarisht, shkaku i incidentit në sheshin Sintagma ishte një flamur palestinez, të cilin me gjasë e mbante një person tjetër dhe jo ai i sulmuari. 

Personi i moshës 30-vjeçare ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për masa paraprake në spital.

Tifozët e skuadrës izraelite janë mbledhur sot në qendër të Athinës me flamuj izraelitë dhe flamuj të klubit të tyre, ndërsa kanë ndezur materiale piroteknike. qa

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR