• e mërkurë, 08 janar 2025

Tibet: Mbi 50 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar në tërmetin e fuqishëm në Himalaje

Tibet: Mbi 50 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar në tërmetin e fuqishëm në Himalaje

Llasa, 7 janar 2025 (MIA) - Së paku 53 persona e humbën jetën pas tërmetit të fuqishëm prej 6,8 ballë sipas Shkallës së Rihterit në rajonin autonom kinez të Tibetit. Dridhjet janë ndjerë edhe në Nepal dhe në Indi.

Sipas mediumeve kineze, numri më i madh i viktimave është paraqitur në qytetin Shigatse në Tibet, ndërsa dridhjet janë ndjerë edhe në Nepalin dhe Indinë fqinje. Agjencia shtetërore e lajmeve "Sinhua" lajmëroi se më rëndë janë goditur fshatrat Çangsuo, Kulo dhe Cuogo në qarkun Dingri.

Tërmeti ishte regjitruar në orën 9:05 sipas kohës lokale (01:05 UTC), në thellësi të epiqendrës prej 10 kilometrave, sipas autoriteteve kineze. Shërbimi gjeologjik amerikan e vlerësoi tërmetin me manjitudë prej 7,1.

Disa dridhje përsësritëse janë vërejtur, prej të cilave më e fuqishmja me 4,4 ballë. ab/

Foto: Google maps

QËNDRONI TË LIDHUR