• e enjte, 26 dhjetor 2024

TI: Pandemia e rriti korrupsionin në BE

TI: Pandemia e rriti korrupsionin në BE
17 qershor 2021 Euractiv Pandemia e rriti korrupsionin përgjatë Bashkimit Evropian, qytetarët e të cilit përkohësisht duhej të kërkonin lidhje personale që të marrin mbrojtje shëndetësore, ndërsa disa qeveri e shfrytëzuan krizën në favorin e tyre, thekson në raport Transparensi Interneshënëll. Hulumtimi, në të cilin morën pjesë më shumë se 40.000 persona në 27 vende anëtare të BE-së nga tetori deri në dhjetor të vitit 2020, tregoi se 29 për qind e njerëzve mbështeten në shërbime ose miq dhe familje me lidhje të mira për të pasë qasje në sektorin publik shëndetësor. Gashtë për qind e të anketuarve kanë dhënë fryshfet direkt. “Shëndetësia është vatër e korrupsionit, veçanërisht kur qeveritë luftonin kundër pandemisë Kovid-19”, thuhet në raportin vjetor të TI për përvojat e njerëzve dhe perceptimit të korrupsionit në BE, Barometër global për korrupsion – BE 2021. Nivel më të lartë të korrupsionit në sektorin shëndetësor është vërejtur në Rumani (22 për qind) dhe Bullgari (19 për qind), ndërsa varësia nga lidhjet personale është më e shpeshtë në Çeki (54 për qind) dhe Portugali (46 për qind). Shumë të anketuar vlerësuan se qeveria e tyre nuk menaxhon me pandeminë në mënyrë transparente. Në Francë, Poloni dhe Spanjë, ashtu mendojnë 60 për qind e pjesëmarrësve në hulumtim. TI vlerësoi se të dhënat nga hulumtimi janë “veçanërisht shqetësuese gjatë kohës së pandemisë me Kovid-19, kur qytetarëve urgjentisht iu duhej mbrojtje shëndetësore dhe vaksina. “Jo vetëm njerëzve të cilët vuajnë nga Kovid-19 iu nevojitet ndihmë mjekësore, por edhe qeveritë përgjatë BE-së organizojnë vaksina për mbrojtje të më të ndjeshmëve dhe planifikojnë që të ndajnë miliarda euro për rimëkëmbje pas pandemisë”, thuhet në kumtesë. “Korrupsioni i rrezikon të gjitha këto aktivitete”, shtoi TI, duke iu bërë thirrje qeverive të BE-së që t’i ndajnë përpjekjet e tyre që të sigurojnë rimëkëmbje korrekte nga pandemia. Në raport thuhet se Hungaria dhe Polonia e shfrytëzuan krizën si “arsyetim për minim të demokracisë”, me miratimin e rregullativave të cilat i dobësuan institucionet demokratike. Politikanët tjerë konsideronin se kriza është “shans për profit”, shtohet në raport, i cili tregon për lobim për furnizim të maskave mbrojtëse dhe skandale në të cilët janë të përfshirë disa deputetë gjermanë. Krahas sektorit të shëndetësisë, një e treta e banorë të BE-së konsideron se korrupsioni si tërësi është përkeqësuar në vendin e tyre, sipas rezultateve të hulumtimit. Gati gjysma e popullatës vlerëson se qeveria e tyre nuk ecën mire në zgjidhjen e atij problemi. Të anketuarit veçanërisht shprehën shqetësim për “lidhjet e këndshme” ndërmjet qeverive dhe sektorit privat dhe lehtësim të dukshëm me të cilin kompanitë mund t’i ulin llogaritë e tyre tatimore. “Këto rezultatet duhet të jenë thirrje për zgjim”, tha drejtori i TI, Mihill van Hulten. “Ekzistojnë shumë aktivitete që duhet të zbatohen menjëherë, siç është rritja e transparencës së lobimit edhe në nivel kombëtar edhe në nivel të BE-së dhe zgjidhje e problemit duke e fshehur tatimin”, tha Hulten.            

QËNDRONI TË LIDHUR