• e mërkurë, 14 gusht 2024

Tetë viktima pasi një automobil goditi disa këmbësorë në një qytet në Kinën qendrore

Tetë viktima pasi një automobil goditi disa këmbësorë në një qytet në Kinën qendrore

Pekin, 27 korrik 2024 (MIA) - Një automobil ka goditur një turmë njerëzish në qytetin qendror kinez Çangsha me çka humbën jetën tetë persona, informuan mediat shtetërore. 

Sipas agjencisë së lajmeve Sinhua, edhe pesë persona janë lënduar, prej të cilëve tre më rëndë.

Pas incidentit herët në mëngjes, shoferi 55-vjeçar është arrestuar. 

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të incidentit, transmetoi DPA. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR