• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tetë vende nga BE-ja kërkojnë të kufizohet lëvizja e diplomatëve rusë

Tetë vende nga BE-ja kërkojnë të kufizohet lëvizja e diplomatëve rusë

Bruksel, 13 qershor 2024 (MIA) - Tetë ministra të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje që BE-ja t'u ndalojë diplomatëve rusë lirisht të lëvizin nëpër bllokun dhe t'i kufizojë në vendet ku janë akredituar. Kjo thuhet në letrën deri te shefi për politikë të jashtme të BE-së, Zhozep Borrel.

"Lëvizja e lirë e pronarëve të pasaportave diplomatikë dhe zyrtarë rusë, të akredituar në një vend nikoqir, në tërë zonën Shengen i lehtëson aktivitetet e dëmshme", thuhet në letrën e dërguar më 11 qershor, ku kanë pasur qasje mediumet perëndimore.

Ministrat theksojnë se zbulimi, propaganda ose madje edhe përgatitjet e akteve diversante janë ngarkesa kryesore për numër të madh të "diplomatëve" rusë në BE, dhe edhe pse dëbimet janë të rëndësishme, kërcënimi mbetet akoma.

"Vlerësojmë se BE-ja duhet ashpër ta ndjek parimin e reciprocitetit dhe ta kufizojë lëvizjen e anëtarëve të përfaqësive diplomatike ruse dhe anëtarëve të familjeve të tyre në territorin e shtetit të akreditimit të tyre", thonë ata.

Kjo masë në mënyrë të konsiderueshme do ta ngushtojë hapësirën operative për agjentët rusë", shtohet në letër, të nënshkruar nga ministrat e Çekisë, Danimarkës, Estonisë, Latvisë, Lituanisë, Holandës, Polonisë dhe Rumanisë. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR