• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Tetë ushtarë sirianë e humbën jetën në sulmin izraelit në afërsi të Damaskut

Tetë ushtarë sirianë e humbën jetën në sulmin izraelit në afërsi të Damaskut

Damask, 28 gusht 2025 (MIA) - Tetë ushtarë sirianë dje e humbën jetën në sulmet izraelite me fluturake pa pilot ndaj paralagjeve jugore të Damaskur, përderisa disa të tjerë u lënduan, kumtuan përfaqësuesit sirianë dhe Qendrës siriane për monitorim të të drejtave të njeriut me seli në Britani të Madhe.

Agjencia shtetërore siriane SANA kumtoi për sulme të tjera ajrore izraelitte, por hollësitë për ato aksione akoma nuk dihen.

Sipas SANA-s, në sulmet e para u goditën ushtarë sirianë të cilët zbuluan "sisteme për përgjim dhe mbikëqyrje", ndërsa sulmet izraelite e parandaluan arritjen e prëforcimeve dhe ekipeve të shpëtimit.

Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut kumtoi se sulmet izraelite goditën një qendër të rëndësishme ushtarake që e ndërlidhë Damaskun me krahinën jugperëndimroe Sveida, ku muajin e kaluar shpërthyen trazira mes pakicës religjioze druzë dhe beduinë të lidhur me qeverinë në Damask.

Ministria siriane e Punëve të Jashtme e dënoi sulmin në paralagjen Kisva, duke vlerësuar si "shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare" dhe "shkelje e qartë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë".

Nga atje, gjithashtu, deklaruan se incidenti përputhet në "politikë të vazhdueshme agresive të okupimit izraelit me qëllim të destabilizimit të rajonit", kumtuan mediumet amerikane. 

Armata izraelite nuk i komentoi sulmet.

Sulmet pasuan pas ndryshimeve politike në Siri, ku regjimi i përparshëm i Bashar al-Asadit u rrëzua në dhjetor.

Qeveria e re në Damask, e përpiluar pjesërisht nga ish-luftëtarë islamistë, deklaroi se nuk dëshiron konflikt me Izraelin, por autoritetet izraelite ende shprehin mosbesim të thellë ndaj autoriteteve të reja.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael kac deklaroi të martën se forcat izraelite do të mbeten në zonën e sigurisë në Siri për t'i mbrojtur lagjet në Galilea dhe Rrafshnaltën e Golanit, duke e quajtur atë leksion të drejtpërdrejtë të mësuar nga sulmi i Hamasit i 7 tetorit 2023. ab/

foto: printskrin  nga TV

 

QËNDRONI TË LIDHUR