Tetë të vdekur dhe 39 të shpëtuar në një fatkeqësi me emigrantë në afërsi të ishullit grek Samos
- – Trupat e pajetë të tetë personave, prej të cilëve gjashtë fëmijë dhe dy gra ishin nxjerrë nga pjesa detare në veri të ishullit grek Samos në aksidentin e ri me emigrantë të cilët transportoheshin me varkë, përderisa në tokë ishin zbuluar dhe shpëtuar gjithsej 39 persona, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Fitore Curri
- 12:45, 25 nëntor, 2024
Athinë, 25 nëntor 2024 (MIA) – Trupat e pajetë të tetë personave, prej të cilëve gjashtë fëmijë dhe dy gra ishin nxjerrë nga pjesa detare në veri të ishullit grek Samos në aksidentin e ri me emigrantë të cilët transportoheshin me varkë, përderisa në tokë ishin zbuluar dhe shpëtuar gjithsej 39 persona, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas informacioneve nga shërbimi bregdetar i Greqisë në aksionin e shpëtimit marrin pjesë anije patrulluese dhe një anije shpëtimi, një aeroplan dhe një helikopter, si dhe forca tokësore.
Policia në tokë ka zbuluar 36 persona, tre ishin shpëtuar nga pjesa e shkëmbinjve në plazh, ndërsa nga deti ishin nxjerrë tetë trupat.
Deri më tani, nuk dihet numri i saktë i personave të cilët transportoheshin në varkë. fc/