• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tetë persona me siguri e kanë humbur jetën nën rrënojat e dy ndërtesave në Marsejë

Tetë persona me siguri e kanë humbur jetën nën rrënojat e dy ndërtesave në Marsejë

Marsejë, 10 prill 2023 (MIA) - Tetë persona nuk u përgjigjen thirrjeve dhe besohet se janë nën rrënojat e dy ndërtesave që u rrënuan në shpërthimin e djeshëm në Marsejë, kumtuan autoritetet lokale.

Shkaku i shpërthimit nuk është përcaktuar akoma, deklaroi mbrëmë prokurorja e Marsejës, Dominik Lorens.

"Rrënimi i ndërtesave ka shkaktuar zjarr që e vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit dhe hetuesve dhe ai akoma nuk është nën kontroll", tha ajo.

Pesë persona janë transportuar në spital me lëndime serioze, por jo të rrezikshme për jetën.

"Ndërtesa e tretë është rrënuar pjesërisht", deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Xherald Darmanin, i cili e vizitoi vendin e fatkeqësisë. 

Ai shtoi se 30 ndërtesa në këtë rajon janë evakuuar.

Ministri i Banimit, Olivie Klajn deklaroi për radion Evropa 1 se rreth 180 njerëz janë evakuuar.

"Siç është e ditur ndërtesat që u rrënuan në rrugën "tivoli" nuk kanë pasur probleme strukturore", shtoi prokurorja.

QËNDRONI TË LIDHUR