Tetë palestinezë e kanë humbur jetën në operacionin ushtarak izraelit në Xhenin
- Tetë palestinezë e kanë humbur jetën, ndërsa rreth dhjetë janë lënduar sot në operacionin ushtarak izraelit në Xhenin në Bregun e okupuar Perëndimor, kumtoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.
- Post By Besnik Shuki
- 18:09, 3 korrik, 2023
Xhenin, 3 korrik 2023 (MIA) - Tetë palestinezë e kanë humbur jetën, ndërsa rreth dhjetë janë lënduar sot në operacionin ushtarak izraelit në Xhenin në Bregun e okupuar Perëndimor, kumtoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Izraeli publikoi se në vijim është operacion i madh "antiterrorist". Operacioni filloi gjatë natës në kampin për refugjatë, Xhenin me sulme me drone dhe sistemim të qindra ushtarëve izraelitë.
Sipas të dhënave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 50 palestinezë të plagosur në përleshjet, dhjetë janë në gjendje kritike.
Dhunën e dënuan Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Organizata për bashkëpunim islamik.
Qyteti Xhenin dhe kampi i afërt për refugjatë janë caqe të shpeshta të përleshjeve mes forcave izraelite dhe palestinezëve. bsh/