• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tetë ditë pas zjarrit, ende del tym nga mbeturinat e djegura nga deponia afër Vollkovisë

Tetë ditë pas zjarrit, ende del tym nga mbeturinat e djegura nga deponia afër Vollkovisë

Tetovë, 29 gusht 2023 (MIA) – Mbeturinat e djegura në deponinë afër Vollkovisë në Tetovë tetë ditë pas shpërthimit të zjarrit vazhdon të shkaktojë tym dhe erë të pakëndshme.

Banorët e Vollkovisë janë më afër këtij lokacioni dhe thonë se kanë probleme për shkak të tymit dhe erës së rëndë.

"Era e pakëndshme dhe tymi nuk janë si ditët më parë, por ende ndjehet dhe është e rëndë për frymëmarrje", thonë banorët vendas.

Se vazhdon të ketë tym nga plehrat e djegur dëshmojnë edhe fotot dhe videot e bërë nga ajri duke përdorur dronë nga ana e rrjeti televiziv ndërkombëtar Al Xhezira.

Njësia territoriale kundër zjarreve- Tetovë informon se gjatë gjithë këtyre ditëve sipas nevojës kanë intervenuar te mbeturinat e djegura.

"Aty vazhdon groposja e plehrave në tokë dhe sipas nevojës shkojmë edhe ne intervenojmë. Kemi dërguar nga një kamionë- cisternë për të bërë ndonjë intervenim", ka thënë Avni Ameti nga NjTKZ Tetovë.

Zjarri ka shpërthyer natën midis 21 dhe 22 gushtit. Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor deri në fund të javës ka sjell vendim ku shqiptohet gjobë për kompaninë “Eko Living” Çegran për zjarrin në atë lokacion.

Kompania ka pranuar urdhërpagesa për personin juridik (9000 euro) dhe personin fizik (500 euro), ndërsa me vendim obligohet që mbeturinat komunale nga lokacioni që u dogj në afat prej 90 ditësh t'i dërgojë në deponinë Rusino dhe se i ndalohet të bart mbeturina komunale në të njëjtin lokacion.

Foto: Al Xhezira

 

QËNDRONI TË LIDHUR