• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tetë civilë u plagosën në dy sulme vetëvrasëse në afërsi të një objekti ushtarak në Pakistan

Tetë civilë u plagosën në dy sulme vetëvrasëse  në afërsi të një objekti ushtarak në Pakistan

Peshevar, 15 korrik 2024 (MIA) - Në dy sulme vetëvrasëse në Pakistan, tetë civilë u plagosën, ndërsa është shkaktuar edhe dëm i madh material, kumtoi sot policia vendase.

Në kumtesë citohet se fillimisht shpërtheu automjeti i mbushur me mjete shpërthyese, ndërsa pastaj sulmuesi i dytë aktivizoi një jelek me dinamit në afërsi të rrethojës së ndërtesës në qytetin Banu në provincën veriperëndimore pakistaneze Hajber Pahtunhva, në afërsi të kufirit me Afganistanin. Është theksuar edhe se policia menjëherë ka reaguar dhe ka parandaluar përpjekjen për hyrje në ndërtesën ku gjenden banesat e pjesëtarëve të forcave të sigurisë.

Shtohet se helikopterët ushtarak dhe forcat tokësore marrin pjesë në operacionin për kërkim të personave tjerë të armatosur në atë zonë.

Qeveria dhe armata ende nuk i komentojnë incidentet. Askush nuk e ndërmori përgjegjësinë për sulmet, por të dyshuarit janë talebanët pakistanez të cilët i përforcuan sulmet ndaj forcave të sigurisë në muajt e fundit.

Banu gjendet në provincën Hajber-Pahtunhva, ku viteve të fundit ka numër të rritur të sulmeve. Në janar të vitit 2023, të paktën 101 persona u vranë, kryesisht policë, kur një vetëvrasës me bombë i maskuar si polic sulmoi një xhami në qytetin veriperëndimor Peshevar.

Talebanët, të njohur si Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), janë grup i veçantë, por janë aleatë me talebanët afganë. TTP i forcoi sulmet ndaj forcave të sigurisë pasi talebanët afganë e ndërmorën pushtetin në vendin fqinj në vitin 2021. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR