• e enjte, 26 dhjetor 2024

Testet laboratorike treguan se substanca e gjetur në Shtëpinë e Bardhë është kokainë

Testet laboratorike treguan se substanca e gjetur në Shtëpinë e Bardhë është kokainë

 

Uashington, 5 korrik 2023 (MIA) – Analiza zyrtare e një substance të bardhë të gjetur të dielën në Shtëpinë e Bardhë ka treguar se bëhet fjalë për kokainë, tha një zyrtar i njohur me hetimin.

Të dielën mbrëma, Shtëpia e Bardhë u evakuua pasi anëtarët e Shërbimit Sekret që bënin raunde rutinë të objektit gjetën një qese me pluhur të bardhë.

Aktualisht nuk dihet se sa kohë ishte çanta në Shtëpinë e Bardhë. Duke qenë se një numër i madh njerëzish kalojnë nëpër atë pjesë, do të jetë e vështirë të përcaktohet se kujt i përket çanta. Shërbimi Sekret po kryen një hetim për të zbuluar identitetin e pronarit të çantës dhe po shqyrton pamjet e kamerave vëzhguese dhe evidentimin e personave prezent, njoftuan mediat amerikane.

Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha se presidenti amerikan Xho Bajden nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në kohën kur u gjet çanta. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR