Temperaturat e mëngjesit mbi 10 gradë Celsius në shumicën e qyteteve të vendit
- Mëngjesi relativisht i ngrohtë dimëror i së dielës në pjesën më të madhe të vendit me temperatura të matura mbi dhjetë gradë në Shkup, Ohër, Manastir, Prilep, Shtip... Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodrën e Diellit me 0 gradë Celsius, Berovë dhe Lazaropole me 4 gradë Celsius.
- Post By Sara Ademi
- 10:26, 26 shkurt, 2023
Shkup, 26 shkurt 2023 (MIA) - Mëngjesi relativisht i ngrohtë dimëror i së dielës në pjesën më të madhe të vendit me temperatura të matura mbi dhjetë gradë në Shkup, Ohër, Manastir, Prilep, Shtip... Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodrën e Diellit me 0 gradë Celsius, Berovë dhe Lazaropole me 4 gradë Celsius.
Në Kodrën e Diellit, lartësia e shtresës së borës është 16 centimetra.
Nga DPHM bëjnë të ditur se sot na pret mot i ndryshueshëm i vranët dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e fortë herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugor (në disa vende me shpejtësi mbi 60 km/h).
Në orët e pasdites do të ketë reshje shiu në pjesët perëndimore dhe veriore, të cilat do të vazhdojnë dhe zgjerohen gjatë gjithë natës, ndërsa lokalisht do të jenë të rrëmbyeshëm, të përcjella me bubullima.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 14 deri në 20 gradë Celsius. sa/