Buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2025 është rreth 27 milionë euro, më i madhi deri më tani
- Komuna e Gostivarit sot mbajti debat publik për hartimin e buxhetit për vitin 2025. Propozim-Buxheti i Komunës së Gostivarit planifikohet të jetë 27 milionë euro, që është më i madhi në historinë e komunës.
- Post By Sara Ademi
- 20:30, 27 dhjetor, 2024
Gostivar, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Komuna e Gostivarit sot mbajti debat publik për hartimin e buxhetit për vitin 2025. Propozim-Buxheti i Komunës së Gostivarit planifikohet të jetë 27 milionë euro, që është më i madhi në historinë e komunës.
"Sot kemi organizuar një debat publik në lidhje me buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2025, debat në të cilin të gjithë qytetarët, organizatat joqeveritare dhe të interesuarit mund të vinë dhe t'i shpalosin sugjerimet dhe idetë e tyre në lidhje me planifikimin e buxhetit së Komunës së Gostivarit", u shpreh Limani.
Kryetari i Gostivarit theksoi se buxheti për vitin e ardhshëm është rreth 27 milionë euro, më i madhi deri më tani.
"Këtë vit, buxheti i komunës është rreth 27 milionë euro, buxheti më i madh deri më tani dhe shpresojmë se do të jetë një buxhet që do të sigurojë zhvillim të qytetit tonë, siguron mjete për ambientin jetësor, për zhvillimin e sportit dhe për të gjitha fushat tjera me të vetmin qëllim që jetën e qytetarëve të Gostivarit ta bëjmë më të mirë", u shpreh Limani. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s