Temperatura në minus në Berovë dhe Llazaropolë
- - Temperaturat më të ulëta sot në mëngjes janë matur në Berovë -3 gradë Celsius dhe në Llazaropolë -2 gradë. Vijojnë Kodra e Diellit me 0 gradë, 1 në Hanet e Mavrovës, Kriva Pallankë, Pretor dhe Manastir, 2 Ohër, Strumicë, Demir Kapi, 3 Shtip, Krushevë, 4 Shkup - Petrovec, Prilep, Tetovë, Gjevgjeli, 5 Veles dhe 6 gradë në Shkup në Zajçev Rid, Kumanovë, Kavadar, Vinicë dhe në Dojran.
- Post By Fitore Curri
- 08:22, 22 mars, 2024
Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Temperaturat më të ulëta sot në mëngjes janë matur në Berovë -3 gradë Celsius dhe në Llazaropolë -2 gradë. Vijojnë Kodra e Diellit me 0 gradë, 1 në Hanet e Mavrovës, Kriva Pallankë, Pretor dhe Manastir, 2 Ohër, Strumicë, Demir Kapi, 3 Shtip, Krushevë, 4 Shkup - Petrovec, Prilep, Tetovë, Gjevgjeli, 5 Veles dhe 6 gradë në Shkup në Zajçev Rid, Kumanovë, Kavadar, Vinicë dhe në Dojran.
Moti sot paradite është i ndryshueshëm me vranësira me kushte për shi të dobët lokal, ndërsa pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 12 deri 18 gradë.
Në Shkup paradite mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë 18 gradë. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s