• e shtunë, 23 nëntor 2024

Temë e dytë më e rëndësishme në mediumet amerikane - Kë Harisi do të zgjedh për nënpresident

Temë e dytë më e rëndësishme në mediumet amerikane - Kë Harisi do të zgjedh për nënpresident

Uashington, 22 korrik 2024 (MIA) - Temë e dytë më e rëndësishme në mediumet amerikane pas tërheqjes së Xho Bajdenit nga gara presidenciale dhe përkrahja e tij për Kamala Haris është - kë Harisi do ta zgjedh për nënpresident.

Ej-Bi-Si, Si-En-En dhe Ju-Es-Ej Tudej po ashtu paraqesin lista të kandidatëve të mundshëm në këtë drejtim.

Guvernatorja e Miçigenit, Gretçen Uitmer

Ajo është 52 vjeçe dhe është një nga figurat udhëheqëse në Partinë Demokratike në vitet e fundit. Uitmer është në krye të Miçigenit - shteti kyç në garën presidenciale nga viti 2019. Ajo ishte anëtare e Dhomës ligjvënëse të Miçigenit nga viti 2001 deri vitin 2006 dhe e Senatit të Miçigenit nga viti 2006 der vitin 2015. Nëse Haris e zgjedh për nënpresidente, ky do të jetë tandemi i parë i grave presidente - nënpresidente në historinë e SHBA-së.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Roj Kuper

Kuper, 67-vjeç, ka përfituar famë kombëtare, duke folur në mbrojtje të të drejtave të transgjinorëve. Ai është guvernator i shtetit për mandatin e dytë. Sipas Nju-Jork Tajms, ai është mes "favoritëve kryesorë" që të bëhet nënpresident i Harisit. Vet Haris haptazi ka folur për raportet e mira që i ka me të. Kuper tashmë iu falënderua Bajdenit për atë që e ka bërë si president dhe ka shprehur falënderim të madh për të, duke e quajtur mik.

Guvernatori i Pensilvanisë, Xhosh Shapiro

Shapiro (51) është guvernator i shtetit nga viti i kaluar, ndërsa paraprakisht e ka kryer funksionin prokuror publik aty nga viti 2017 deri vitin 2023. Dje ai e ka lavdëruar vendimin e Bajdenit që të tërhiqet nga gara, por nuk tha asgjë për Kamala Haris. Sipas burimeve, Shapiro dhe Haris kanë biseduar me telefon dje.

Guvernatori i Kalifornisë, Gevin Njusom

Është 56-vjeç dhe është një nga personalitetet më me ndikim në Partinë Demokratike. Ai tani e shërben mandatin e dytë si guvernator i Kalifornisë. Deri tani ai ishte një nga përkrahësit më të zëshëm të Bajdenit. Njusom është ish kryetar i San Franciskos. Ai i përkrah të drejtat për abortus, temë që për Harisin është emocionale. Ai tashmë ka shfaqur përkrahje për Harisin.

Guvernatori i Kentakit, Endi Bisher

Bisher është 46 vjeç dhe e shërben mandatin e tij të dytë si guvernator të Kentakit. Ai paraprakisht ka shërbyer si prokuror shtetëror aty nga viti 2016 deri vitin 2019. Ai ishte përkrahës i Bajdenit dhe ka marrë pjesë në fushata për grumbullimin e mjeteve për fushatën e presidentit.

Guvernator i Ilinoisit, Xhej Robert Pricker

Pricker është miliarder i njohur me atë që ka donuar miliona në Partinë Demokratike me vite. Ai është 59 vjeç dhe është guvernatori i Ilinoisit nga viti 2019.

Ministri i Transportit, Pit Butixhixh

Ai është 42 vjeç dhe u kandidua për nominimin presidencial të Partisë Demokratike në vitin 2020. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR