• e premte, 27 dhjetor 2024

Banka Botërore e rriti parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Kinës në 2024 në 4,9 për qind

Banka Botërore e rriti parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Kinës në 2024 në 4,9 për qind

 Uashington, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Banka Botërore sot e rriti parashikimin e saj për rritjen ekonomike të Kinës në 4,9 për qind në vitin 2024 dhe 4,5 për qind në vitin 2025, por paralajmëroi se ulja e besimit të amvisërive dhe bizneseve, së bashku me vështirësitë në sektorin e patundshmërive do të vazhdojnë të paraqesin problem për ekonominë.

 Në një parashikim të mëparshëm të qershorit, Banka Botërore priste që ekonomia e Kinës të rritet për 4,8 për qind në vitin 2024 dhe 4,1 për qind në vitin 2025, por tani e ka rishikuar vlerësimin e saj për shkak të fuqisë së eksportit kinez dhe masave të fundit nga qeveria në Pekin për të stimuluar konsumin, raporton Si-En-En-i.

"Përballja me sfidat në sektorin e pronave, forcimi i rrjeteve të sigurisë sociale dhe përmirësimi i financave të qeverisë vendore do të jenë thelbësore për një rimëkëmbje të qëndrueshme", tha drejtoresha Bankës Botërore për Kinën, Mara Vorvik.

 Sipas saj, autoritetet në Pekin duhet të balancojnë mbështetjen afatshkurtër për rritjen ekonomike me reformat strukturore afatgjata.

 Qëllimi zyrtar i Kinës për këtë vit është rritja ekonomike prej "rreth pesë për qind", ndërsa qeveria në Pekin është e bindur se do të realizohet.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR