• e enjte, 26 dhjetor 2024

Telegram kumtoi se Durov nuk ka çka të fshehë

Telegram kumtoi se Durov nuk ka çka të fshehë

Dubai, 26 gusht 2024 (MIA) - Kompania Telegram mbrëmë kumtoi se themeluesi i saj dhe drejtor ekzekutiv, Pavel Durov, i cili u arrestua në Paris, "nuk ka çka të fshehë".

"Aplikacioni Telegram është në pajtim me ligjet evropiane, prëfshirë edhe Rregullativën për shërbime digjitale, moderimi i saj është standard industrial", kumtoi kompania me seli në Dubai.

"Durov nuk ka çka të fshehë dhe shpesh udhëton në Evropë. Është absurde të thuhet se platforma sociale apo themeluesi i saj është prëgjegjës për çfarëdo lloj keqpërdorimesh", shton Telegram.

Durov, i cili ka shtetësi të dyfishtë, ishte arrestuar në aeroportin në Paris, Le Burzhe të shtunën nën akuzën se nuk ka ndërmarrë aksion për parandalim të përdorimit krimenë të platformës së tij. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR