• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tek një shqiptar 29-vjeçar, zemra dhe organet tjera janë në anën e kundërt

Tek një shqiptar 29-vjeçar, zemra dhe organet tjera janë në anën e kundërt
Tiranë, 13 mars 2023 (MIA) - Në një spital në Londër, tek një shqiptar 29-vjeçar, i cili ishte me disa ankesa shëndetësore, gjatë kontrollit iu zbulua se zëmrën e kishte në krahun e djathtë, ndërsa dhe organet kanë qenë të vendosura në anën e kundërt.
Ky është ndër rastet e rralla në botë pasi vetëm 5-6 raste kanë këtë lloj anomalie trupore.

Sipas Ora News, rastin e ka zbuluar kardiokirurgu i njohur shqiptar, Kristo Papa, i cili jeton dhe punon në Londër.

"Tek pacienti 29-vjeçar është konstatuar me destrocardiaku pas disa ankesave shëndetësore është zbuluar se zemrën e kishte në krahun e djathtë, si dhe organet kanë qenë të vendosura në të kundërt. Ky është ndër rastet e rralla në botë pasi vetëm 5-6 raste kanë këtë lloj anomalie trupore", tha Papa në lidhjen onlajn për televizionin.

 

Mjeku tha se ai dhe spitali ku punon do të kujdeset për të riun në vijim duke e monitoruar gjendjen e tij. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR